Lajme
Frankfurt: “Shijo Kosovën”, organizime për diasporën
“Shijo Kosovën”: Edhe këtë vit shumë organizime për diasporën nga MPJD dhe shoqëria civile
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi takuan përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për avancimin dhe fuqizimin e platformës kombëtare “Shijo Kosovën”, përvojat nga viti i kaluar, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për aktivitetet e këtij viti.
Ministrja Gërvalla në fjalën e saj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, të cilin e ka vendosur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me organizatat joqeveritare në vend, veçanërisht në fuqizimin e platformës “Shijo Kosovën”, e cila ka për qëllim të krijojë një lidhje më të fuqishme mes diasporës dhe Kosovës, duke u ofruar atyre mundësinë për të njohur vendin e tyre në shumë dimensione.
Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua edhe për mënyrat e informimit, rrjetëzimit dhe angazhimit të diasporës. Me këtë rast, zëvendësministrja Gashi gjatë takimit shpalosi idetë rreth planit për vitin 2024 sa i përket platformës si dhe hapat që po ndërmerren në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë për të forcuar lidhjen e shtetit me diasporën. Ajo ftoi përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që të jenë pjesë e hartimit të projekteve dhe programeve atraktive, përmes të cilave ndërlidhim diasporën me vendin.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim, i cili mundëson që organizatat të jenë më aktive në zbatimin e programit dhe po ashtu edhe në propozimin e ideve që përfshihen në platformën “Shijo Kosovën”, të cilat mund të jenë atraktive për qytetarët tanë si në Kosovë, edhe në diasporë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










