Integrimi
Franklin Munishi merr drejtimin e CVP-së në qytetin Wil
Nga “të vjetrit” në kryesi mbetet edhe shqiptari tjetër, Prend Berisha, ndërsa propozimi i kryetarit në dorëheqje që vendin e tij ta zë Franklin Munishi, është pritur me duartrokitje
Në kuvendin vjetor të partisë CVP në Wil-Bronschhofen, Kantoni i St. Gallenit, anëtari i kryesisë dhe arkëtari i deritashëm, Franklin Munishi është zgjedhur kryetar i partisë në nivel qyteti. Ai i ka zënë kështu vendin kryetarit të deritashëm, Roland Bosshart, shkruan infowil.plus.ch.
Munishi (majtas) merr postin nga kryetari i deritashëm
“Pranverë në CVP”! Me këto fjalë e ka përshkruar gjendjen në partinë e tij kryetari i deritashëm, duke iu referuar përtëritjes të kryesisë me emra të rinj, por edhe rritjes së numrit të anëtarëve, transmeton albinfo.ch. CVP në fakt është partia më e madhe në Asamblenë e qytetit dhe në përgjithësi, partia me më së shumti votues në Wil. Edhe kryetarja e qytetit, Susanne Hartmann vjen po nga kjo parti.
Përveç kryetarit të ri, në këtë kuvend janë zgjedhur edhe anëtarë të rinj të kryesisë. Nga “të vjetrit” në kryesi mbetet edhe shqiptari tjetër, Prend Berisha, ndërsa propozimi i kryetarit në dorëheqje që vendin e tij ta zë Franklin Munishi, është pritur me duartrokitje.
Munishi ka mbaruar studimet për ekonomi në Zvicër dhe punon si udhëheqës në Fondin e të papunëve në Cyrih, në kuadër të Zyrës për Ekonomi dhe Punë, Kantoni i Cyrihut.
Është i lindur në vitin 1979 dhe vjen nga Komuna e Vitisë. Ai bashkë me familjarë të tij udhëheq një biznes të suksesshëm të prodhimit të mobileve dhe të ndërtimtarisë. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFranklin Munishi
- Prejardhja:Viti, Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Ekonomist dhe politikan
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












