Shkurt.ch
Freysinger emëron këshilltar Sllobodan Despot-in
Despot, ndërhyrjen e forcave të NATO-s në luftën e ish Jugosllavisë e kishte cilësuar si "Luftë pushtuese".ndërsa masakra e Srerenicës sipas tij nuk ka qenë gjenocid
Oskar Freysinger, deputet nacional nga SVP/UDC, njëherësh ministër i arsimit e Kantonin Valis, Freysinger, ka zgjedhur për këshilltar të tij të jashtëm për komunikim botuesin dhe shkrimtarin me prejardhje serbe dhe me qëndrim në Valis, Sllobodan Despot. Kjo u ka shërbyer shumë medieve zvicerane për të vendosur lidhje në mes të disa deklaratave kontroverse të politikanit zviceran dhe ndikimit të mundshëm të këshilltarit të tij të ri.
Kështu, portali i televizionit publik zviceran SRF veç tjerash shkruan se, në fillim të gushtit Oskar Freysinger kishte treguar synimin për të angazhuar Slobodan Despotin duke e prezantuar atë si “mikun e tij të ngushtë”. Kjo kishte irrituar politikanët e Valisit. Në veçanti për faktin se Despot, i biri i emigrantëve serbokroatë, i cili jeton në Valis dhe është i martuar me një politikane të SVP-së, kishte rënë në sy me deklarata të kontestueshme.
Ai, veç tjerash, ndërhyrjen e forcave të NATO-s në luftën civile të ish Jugosllavisë e kishte cilësuar si “Luftë pushtuese”.
Po ashtu, sipas gazetës Tages Anzeiger dhe Der Bund, Despot konsideron se masakra e Srerenicës nuk ka qenë gjenocid. Me gjithë faktin se Tribunali i Hagës në një vendim të tij atë e ka quajtur në mënyrë të qartë gjenocid.
Freysinger e ka emëruar Despotin si këshilltar të jashtëm për komunikim. Ai do të fillojë nga puna më 1 shtator, ka njoftuar zyra e Qeverisë së kantonit Valis. Mandati i këshilltarit përtërihet një herë në vit.
Ndërkohë ë mediet në gjuhen gjermane i japin publicitet të theksuar këtij emërimi dhe të emëruarin ee quajnë person të kontestuar, ato frankofone, kryesisht e kanë kaluar në heshtje.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër













