Autotech
Friedrich Performance ofron versionin e ri të Porsche 911 GT3
Kompania e njohur Manthey Racing nuk është kompania e vetme që ka konstatuar që modeli aktual i Porsche 911 GT3, do të jetë më i “ashpër” dhe më i fokusuar për vozitje nëpër pista.
Derisa entuziastët e veturave në mbarë botën po presin që Porsche GT të prezantojë modelin 911 GT3 RS (që është në fazën përfundimtare), në mesin e kompanive të rralla për modifikimin e veturave që tashmë kanë prezantuar 911 GT3 të rifreskuar, është edhe kompania gjermane Friedrich Performance, transmeton Albinfo.ch.
Në Lichtenfels përdorën recetën e kompanisë së njohur Manthey Racing, që përveç modifikimeve, prej vitesh udhëheqin me programin e veturës garuese të Porsche GT, e rezultati përfundimtar i 911 GT3 tregon sesi do të duket versioni serik i 911 GT3 RS.
Për dallim nga modeli standard, Friedrich Performance 911 GT3 ka më pak kilogramë, aerodinamikë më të theksuar, sistem të avancuar të frenave dhe rritje të kuaj-fuqisë, ku këtë “bishë” e vë në lëvizje motori 4 litërsh me 6 cilindra, që në vend të 510 kuaj-fuqi që modeli standard i prodhon – tani i ka 549.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër














