Shkurt.ch
Frika më e madhe e zviceranëve, centralet atomike
61 për qind të tyre e vendosin këtë si frikë numër një në listë. Pas centraleve atomike, në radhë janë sulmet terroriste, nga të cilat kanë frikë 55%
Nga çka frikësohen më së shumti zviceranët, kanë dashur të dijnë realizuesit e një sondazhi të bërë me qytetarët e Zvicrës. Universiteti ETH i Cyrihut dhe Radiotelevizioni i Zvicrës SRF kanë qenë bartës të sondazhit reprezentativ.
Sipas rezultateve të publikuara të premten, më së shumti frikë zviceranët mesatarë kanë nga centralet atomike në vend. 61 për qind të tyre e vendosin këtë si frikë numër një në listë. Pas centraleve atomike janë sulmet terroriste ato që shkaktojnë më së shumti frikë te qytetarët e Zvicrës. Terrorizmin e kanë prezantuar si shkaktarin më të madh të frikës 55 për qind të të anketuarve.
E treta në listë për nga përhapja është frika që shkakton struktura e ndryshuar gjenetikisht e artikujve ushqimorë, për të cilën janë përcaktuar 53 për qind.
Ndërsa në mesin e rreziqeve më të vogla në sondazhin e përmendur janë klasifikuar ndodtja e ajrit nga gazrat e makinave dhe zhvillimi i viruseve rezistentë ndaj antibiotikëve.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











