Shkurt.ch
Frika më e madhe e zviceranëve: interneti dhe pasojat e migracionit
Pas internetit, në radhë vijnë rreziqet nga krimi, nga kriminaliteti i organizuar dhe nga pasojat e migracionit. Vetëm 3% frikësohen nga një sulm i jashtëm ushtarak
Zviceranët kanë fare pak frikë nga rreziqet e mundshme fizike, si luftërat dhe konfliktet e ngjashme. Vetëm 3 për qind të tyre e konsiderojnë real një sulm ushtarak të Zvicrës nga jashtë. Por, aktualisht burimi më i madh i frikës, sipas perceptimit të popullatës së Zvicrës vjen nga interneti, gjegjësisht sulmet kibernetike.
Në këtë konstatim ka ardhur raporti për sigurinë në vitin 2014, i përpiluar nga universiteti ETH i Cyrihut, gjegjësisht sektori përkatës për siguri.
Pas internetit, në radhë vijnë rreziqet nga krimi, nga kriminaliteti i organizuar dhe nga pasojat e migracionit. Ky perceptim i burimit të frikës, sipas autorëve të raportit, ka rritur numrin e zviceranëve që përcaktohen për një mëvetësi më të fortë politike dhe ekonomike të Zvicrës. Pesë nga gjashtë të pyeturit janë shprehur në favor të kësaj mëvetësie.
Ky raport sjell edhe konstatimin për një qëndrim më pozitiv të zviceranëve ndaj forcave të tyre të armatosura. Sipas autorëve, një rol në këtë ndryshim qëndrimi e ka pasur edhe fushata e inicativës kundër migrimit masiv.
17 për qind të të anketuarve mbështesin hyrjen e Zvicrës në Bashkimin Evropian, ndërsa 34 për qind e dëshirojnë një afrim politik ndaj BE-së, që është për 2 për qind më pak se një vit më parë.
Por, shumë më e lartë është përqindja e atyre që dëshirojnë afrimin ekonomik të Zvicrës me shtetet e BE-së. Plot 81% të të anketuarve, ose 1% më shumë se para një viti, shprehen në favor të përforcimit të bashkëpunimit të Zvicrës me shtetet e BE-së në sferën ekonomike.
Për këtë raport janë shfrytëzuar përgjgjet e 1200 të pyeturve me të drejtë vote, në anketën e realizuar gjatë muajit janar të vitit 2014 nga të tri regjionet gjuhësore të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













