Shkurt.ch
Frikë nga infiltrimi i terroristëve në mesin e refugjatëve
Bazë për dyshime të tilla japin rastet kur në Zvicër hyjnë azilkërkues pa dokumente udhëtimi, identiteti i të cilëve pastaj nuk mund të sqarohet në tërësi
Zvicra nuk mund të përjashtojë mundësinë që në mesin e refugjatëve që kërkojnë azil në vend të ketë edhe të tillë që kane motive terroriste.
Kjo është përgjigja që qeveria e vendit i ka dhënë një pyetjeje te bërë nga FDP në parlament. Më tutje në përgjigje thuhet se nuk ka garanci se pranimi i personave të veçantë në Zvicër është gjithmonë pa rrezik, shkruan srf.ch.
Bazë për dyshime të tilla japin rastet kur në Zvicër hyjnë azilkërkues pa dokumente udhëtimi, identiteti i të cilëve pastaj nuk mund të sqarohet në tërësi.
Mundësi tjetër për rrezikun e hyrjes se personave të dyshimtë është në resurset e kufizuara që ka Shërbimi i Inteligjencës (Shërbimi Informativ i Zvicrës). Ai, gjatë vitit të kaluar ka bërë kontrollimin dhe verifikimin e përpikët të rreth 2500 azilkërkuesve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













