Bota
Frikë te udhëtarët, aeroplani gati përfundon në det
Një aeroplan i Pegasus Airlines me kapacitet prej 168 pasagjerë për pak nuk është zhytur në det, pasi ka rrëshqitur në pistën e ngrirë në aeroportin e Trabzon në Turqi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Fluturimi i 737-800, nuk mundi të ndalej në pistë gjatë aterrimit, ku rrotat hasën në ngrica, për çka edhe doli nga pista dhe përfundoi në breg të Detit të Zi, përcjell albinfo.ch.
Kompania ka njoftuar se askush prej 162 udhëtarëve nuk është lënduar përveç që ka pasur të shqetësuar me atë që ka ngjarë. Britma grash dhe fëmijësh janë dëgjuar gjatë evakuimit.
Udhëtarët kanë qenë në panik, derisa edhe nga pamjet shihet se sa afër ka qenë aeroplani për të rënë në det, ku sigurisht se pasojat do të ishin më të mëdha.
Megjithatë, të gjithë kanë shpëtuar pa u lënduar, përveç ‘frikës që kanë marrë me vete’.
Aeroporti i Trabzon u mbyll për disa orë për të vazhduar më pas normalisht.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











