Shkurt.ch
Front i gjerë kundër AUNS-it
AUNS kërkon që të gjitha marrëveshjet "e rëndësishme" që Zvicra do t`i lidhë me shtetet tjera, t`i nënshtrohen referendumit
Lëvizja radikale e djathtë “Aksioni për një Zvicër të Pavarur dhe Neutrale “(AUNS) ka nisur iniciativën “Marrëveshjet shtetërore para popullit”. Me këtë nismë ajo synon që të gjitha marrëveshjet “e rëndësishme” që Zvicra do t`i lidhë me shtetet tjera, para se të hyjnë në fuqi, duhet t`i nënshtrohen referendumit, gjegjësisht të miratohen nga populli.
Për të parandaluar këtë mundësi, që sipas shumicës në Zvicër shkon në ekstrem, janë bërë bashkë në një komitet kundërshtues mbipartiak të gjitha partitë parlamentare të Zvicrës përveç SVP-UDC-së.
Komiteti druan se iniciativa e AUNS mund të fitonte në referendum, sepse bartësit e saj proklamojnë se vetëm duan të forcojnë demokracinë e drejtpërdrejtë në Zvicër. Në një situatë të tillë, ata që do ta kundërshtonin do të hynin në taborin e “armiqve të të drejtave të popullit” dhe kjo do të ishte absurde. Për të evituar këtë gjendje edhe është themeluar komiteti, njofton sf1.
Sipas themeluesve të tij, nuk do të kemi më tepër demokraci vetëm me faktin se do të votojmë për secilën çështje.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale











