Shqipëria
Fshati Dardha në Shqipëri destinacion për pushime dimërore
Dimri po afron, i ftohti ka nisur, po ashtu dhe reshjet e para të borës në lartësitë malore.
E në këtë sezon të vitit, njerëzit frekuentojnë destinacionet e bardha.
Dardha me borë është një prej vendeve turistike, qe është njohur disi vonë prej turisteve vendas e të huaj, por që vizitohet tanimë në çdo periudhë të vitit.
Dardha është e vetmja pikë e turizmit të bardhë që ofron një pistë të vërtetë për sportin e skive.
20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, është nga të parat lartësi të banuara që prek borën.
Dardha ofron shumë mundësi sportive për vizitorin e saj si ecje në mal, sportin e skive, vizitë në banesat e veçanta të fshatit, gatimi dardh tradicional me saç, natyrë dhe ajër të pastër.
Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.
Dardha vizitohet edhe për preferenca të tjera.
Ajo ka qenë një prej fshatrave më të kamur, për shkak se shumica e dardharëve ishin emigrante në Amerikë dhe element tjetër i mirëqenies së një fshati janë edhe kalldrëmet e shtruara.
Mikepritja gjithashtu zë një vend të rëndësishëm në traditën e këtij fshati, në çdo rrugicë ka kroje e burime uji, të projektuara enkas për ata që vinin të vizitonin Dardhën.
Peisazhi, lakrori tradicional dhe bora, e bëjnë Dardhën të veçantë.
Për të gjithë ata që thonë me ngulm se nuk ka një pistë skish në Shqipëri, e që për të ushtruar këtë sport shkojnë jashtë kufijve! Tani jo, pasi që ekziston në fshatin turistik i Dardhës me një pistë modeste, dhe funksionale.
Vizitorë vendas dhe të huaj, të gjithë janë kureshtarë të zbulojnë magjinë e Dardhës.
Radhitur si një nga destinacionet më të bukura të turizmit malor, ajo është pritëse e përcjellëse e një numri të madh vizitorësh.
Bora e parë ra, fshati turistik i Dardhës ka nisur të “thinjet”prej saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














