Shqipëria
Fshati shqiptar në garë për “Fshatrat më të Mirë Turistikë në Botë”
Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri
Me shtigje të shënuara, male madhështore dhe një komunitet që ruan me përkushtim traditat, Rabdishti është shndërruar në një qendër të vogël për turizmin e qëndrueshëm në zonën e Dibrës.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë në bashkëpunim me GIZ Shqipëri ka vendosur ta përzgjedhë si një nga 6 përfaqësuesit e Shqipërisë në nismën globale “Fshatrat më të Mirë Turistikë në Botë” nga UNWTO.
Një fshat ku çdo gur mbart një histori dhe çdo mik pritet si i shtëpisë. Në Rabdisht, jeta rrjedh e qetë, por hapat e rinj të turizmit po krijojnë një rrugë të re një rrugë që nuk harron rrënjët, raporton ATSH, transmeton albinfo.ch.
Fshati Rabdishtit në Dibër, së fundi është kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për agroturizmet e reja që po shtojnë ofertën turistike të zonës.
Rabdishti është një nga fshatrat ku institucionet e linjës në bashkëpunim me donatorët, kanë punuar për ndërtimin e një modeli turizmi rural të bazuar te komuniteti.
Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”.
Rabdishti shtrihet në majën e Luginës së Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore e kullotës së bjeshkës së Rabdishtit dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.
Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Gjermani... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore











