Kosova
FSK-ja merr pjesë në “Dynamic Front 24”, Maqedonci: Kosovë, ne të dalim zot
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ushtrimin “Dynamic Front 2024”, ushtrim fushor, i cili organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, për të përmirësuar ndërveprueshmërinë në fushën e artilerisë dhe mbështetjes me zjarr ndërmjet shteteve të NATO-s dhe shteteve partnere të SHBA-së, transmeton albinfo.ch.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ketë ushtrim me një tog të mortajave dhe me oficer shtabor, krahas Ushtrisë Amerikane dhe Ushtrisë Turke, e cila është edhe mikpritëse në ketë ushtrim për vitin 2024”, ka shkruar ai.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Maqedonci ka shtuar se në nivel shtabor të ushtrimit, po marrin pjesë edhe Republika e Çekisë dhe e Sllovakisë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në këtë ushtrim me një tog të mortajave dhe me oficer shtabor, krahas Ushtrisë Amerikane dhe Ushtrisë Turke, e cila është edhe mikpritëse në këtë ushtirim për vitin 2024. Në nivel shtabor të ushtrimit po marrin pjesë edhe Republika e Çekisë dhe ajo e Sllovakisë. Kosovë, ne të dalim zot”, ka shkruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud













