Kosova
FSK në “Defender Europe ‘23”
Të dielën organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak “Defender Europe ‘23”. Këtë ditë të gjithë qytetarët e Kosovës mund të shohin nga afër pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.
Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, ka thënë për “KosovaPress” se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.
“Nesër do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’… Do të kemi gjithashtu prezencë të ushtarakëve amerikanë që do të vijnë të na vizitojnë. Është për t’u theksuar që gjatë ushtrimit ‘Defender Europe 23’ do të kemi diku 5 oficerë të lartë, pra gjeneralë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të vizitojnë aktivitetet tona trajnuese”, ka thënë ai, përcjellë albinfo.ch.
“Defender Europe ‘23” është ushtrimi që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe ka për qëllim bashkëpunimin e partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s, në rast se kontinentin e paraqitet një rrezik.
Kosova ka pritur në vitin 2021 të gjitha ushtritë anëtare të NATO-s, megjithatë sivjet do të ketë pjesëmarrje më të madhe, më shumë se 1300 ushtarë, shkruan Kosovapress.
Ndërsa, janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që do të zbarkojnë bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës të Gjakovës – vendi ku do të zhvillohet ushtrimi nga data 21 maj deri më 2 qershor.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, për herë të parë do të validojë në nivel regjimenti një njësi, e cila do të jetë e aftë për të realizuar detyra të këmbësorisë. Do të jetë validimi i elementëve të qëndrueshmërisë logjistike, që nënkupton do të validojmë transportin, furnizimin, mjekësinë dhe elementë të tjerë të qëndrueshmërisë logjistike”, ka treguar Maqedonci.
Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












