Lajme
Fuele: Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, në një intervistë dhënë gazetës “Politika”, ka theksuar se pjesa veriore e Kosovës nuk është pjesë e Serbisë.
“Rajoni në veri të Ibrit është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar”, ka theksuar Fuele.
Sipas tij Komisioni Evropian ka rekomanduar që me Serbinë të nisin bisedimet për integrim evropian, posa të jetë realizuar përparim i mjaftueshëm në raport.
Reichel: Ahtisari jep mjaft, nuk ka nevojë për plan të ri për veriun
Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë për “KIM Radio”, që është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se ideja për ndryshimin e kufijve në Kosovë thjesht nuk është më gjë e mundshme.
Reichel, ka deklaruar që nuk beson në mundësinë që veriu i Kosovës të ekzistojë si njësi politike, dhe ka vlerësuar se është i panevojshëm çfarëdo i ashtuquajtur Plani Ahtisari plus, për të cilin po spekulohet.
“Sa i përket Planit të Ahtisarit, mendoj që ai tashmë është shumë zemërgjerë. Ai serbëve në Kosovë, por edhe komuniteteve të tjera u ofron mjaft liri dhe unë çdokujt do t’i kisha sugjeruar që së pari ta lexojë atë plan dhe të njihet me atë që shkruan aty, para se të fillojë të flasë për ndryshimet”, ka thekasuar ai.
Sipas tij është shumë me rëndësi të kuptohet që KFOR-i dhe EULEX-i duhet ta zbatojnë mandatin e tyre në tërë territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












