Futboll
Fulvio Collovati: Xhaka është i duhur për Milanin
Blick shkruan se kalimi i Granit Xhakës te Milani po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Bisedimet e drejtuesve të klubit italian me drejtuesit e Bayer Leverkusenit janë duke u zhvilluar, ndërsa Xhaka është pajtuar për kalim te gjiganti italian, përcjell albinfo.ch.
Në Itali po bëhen gati për ta pritur 32-vjeçarin, që vlerësohet lart për punën që e bën në mesfushë.
Ish-kampioni i botës me Italinë, Fulvio Collovati, mezi pret që marrëveshja të finalizohet. Ish-mbrojtësi i Milanit ka fituar Botërorin në vitin 1982. 68-vjeçari është analist televiziv për kohë të gjatë.
“Blick” e ka pyetur Collovatin nëse Xhaka është njeriu i duhur për Milanin.
“Nëse Massimiliano Allgeri e dëshiron atë, atëherë kjo është garanci”, është përgjigjur italiani.
Milani është në proces të ndryshimit të madh, ndërsa Luka Modriq tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar kësaj skuadre. Igli Tare është emëruar drejtor sportiv dhe ka nisur furishëm te Milani.
“Edicioni i kaluar ishte katastrofal, duke përfunduar në vendin e tetë. Gjërat vështirë mund të bëhen më keq. Ajo që dihet është se çka duhet të sjellë Xhaka në ekip mentalitetin e duhur. Për më tepër ai është lojtar i klasës ndërkombëtare që më ka impresionuar sa herë që kam komentuar ndeshje të tij në dy vjetët e fundit te Bayer Leverkuseni”, ka shtuar Collovati, që ka luajtur edhe për Interin, Udinesen, Roman e Genoan. Për Italinë i ka luajtur 50 ndeshje.
Ai pret që Milani në edicionin e ardhshëm të jetë në top-katër të Serie A dhe të kualifikohet në Champions.
Ka të tillë që e përmendin moshën e Modriqit dhe Xhakës.
“Nuk jam shumë i interesuar për moshën. Nëse dikush mund të luajë futboll, nuk brengosem nëse është 38, 39 apo 40-vjeçar. Nëse Modriqi dhe Xhaka e veshin fanellën e Milanit edicionin e ardhshëm, do të jetë mesfushë e një kualiteti të madh. Dikush tjetër duhet të ofrojë gjallërinë e nevojshme. Ndoshta një tjetër lojtar nga Zvicra, Ardon Jashari. Ka raportime edhe për të”, ka thënë Collovati.
Jashari po ashtu po kërkohet nga Milani. Por Club Brugge kërkon mbi 30 milionë euro për mesfushorin e shkëlqyer. Mbetet të shihet nëse Milani mund të mbulojë këtë shumë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










