Lajme
Funksionimi i sektorit privat me vështirësi të shumta
Komuniteti i biznesit ballafaqohet me shume vështirësi dhe sfida të cilat ndikojnë ne afarizmin e tij dhe pa zgjidhjen e të cilave nuk mund te ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik vlerësoi sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Në konferencën për media kryetari Gërxhaliu tha se zgjedhja e Qeverise së re ka hap mundësinë qe t`i adresojmë në baza te rregullta problemet dhe sfidat që i ka biznesi.Sipas, tij, është shqetësues fakti që në jemi në fund të listave të institucioneve kredibile ndërkombëtare. “Kosovës i duhet më shumë se kurrë rritja e qëndrueshme e sektorit privat dhe e investimeve qofte të brendshme qoftë të huaja”, tha kryetari i OEK-ut.Ai paralajmëroi se do të bisedohet me Qeverinë dhe do te behët presion qe reforma ekonomike dhe politikat zhvillimore janë prioritet.Gërxhaliu theksoi se licencat, lejet e punës dhe ndërtimit, taksat lokale të pa harmonizuara, barrierat në raport me vendet e CEFTA-s, prokurimi publik, ekonomia jo-formale, kontrabanda në Veri, janë bërë simbole të imazhit të ekonomisë se Kosovës.
Për të tejkaluar këtë gjendje OEK-u ka propozime konkrete, tha kryetari Gërxhaliu.“Te krijohet Agjencia Kombëtare për Regjistrim dhe Licencim te veprimtarive biznesore, e cila duhet të përfshi regjistrimin e biznesit, licencimin e veprimtarisë, pajisjen me numër fiskal, pajisjen me certifikate për eksport-import, pajisje me certifikate te TVSH-se, etj. Te funksionalizohet Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe të përcaktohet agjenda e prioriteteve të zhvillimit dhe reformës ne ekonomi”, theksoi ai.Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka njoftuar për projektin “Zëri i Biznesit” i cili merret me vlerësimin e shqetësimeve dhe problemet me te cilat ballafaqohet biznesi dhe propozon zgjidhje për tejkalimin e tyre.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












