Ekonomi
Funta “bie me të madhe”, shkak Brexit
Monedha u ul me 0.62% ndaj dollarit amerikan në rreth 1.20 dollarë
Funta britanike ra në nivelin e tij më të ulët në dy vjet, pasi kryeministri britanik Boris Johnson kërcënoi me zgjedhje të përgjithshme në tetor, duke shkaktuar frikë dhe kaos përsa i përket Brexit.
Monedha u ul me 0.62% ndaj dollarit amerikan në rreth 1.20 dollarë përpara një takimi vendimtar të Parlamentit këtë javë për të vendosur se si Britania e Madhe do largohet nga BE, transmeton Scan.
Nëse ligjvënësit britanikë votojnë për legjislacionin që synon të parandalojë që Britania e Madhe të largohet nga BE pa marrëveshje, Johnson tha se do të kërkojë zgjedhje të përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri tha se në “asnjë rrethanë” nuk do t’i kërkonte BE-së një vonesë, duke shtuar “ne po largohemi më 31 tetor, me ose pa marrëveshje”.
Ndërkohë, Johnson ka kërcënuar dëbimin e deputetëve të partisë së tij që votojnë kundër qeverisë për Brexit, duke shtuar tensionet në Westminster.
Sipas zyrës që siguron se anëtarët e partisë votojnë sipas dëshirës së lidershipit (whip office), deputetët konservatorë që votojnë kundër Qeverisë këtë javë do të përjashtohen nga partia dhe nuk do të marrin pjesë tek Konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse ata nuk votojnë sipas Qeverisë ditën e Martë, ata do të shkatërrojnë pozitën e negociatave dhe do t’i japin kontrollin e parlamentit kryetarit të opozitës, Jeremy Corbin”, deklarojnë burimet e kësaj zyre. Beteja për Brexit do hyjë në fazën përfundimtare këtë javë kur deputetët e opozitës nga çdo parti të votojnë për ndryshimin e ligjit apo Qeverisë, në përpjekje për të bllokuar daljen pa marrëveshje nga Europa.
Corbyn, lideri i partisë Laburiste tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndaluar Brexit pa marrëveshje, duke shtuar konfliktet me Boris Johnson.
Megjithatë Johnson, ka një mazhorancë funksionale me vetëm 1 vend në dhomën me 650 anëtarë, çka nënkupton se kërcënimi i tij për të dëbuar deputetët, mund sjellë zgjedhje të parakohëshme.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së... -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor












