Lajme
Fushata zgjedhore i vë në siklet bizneset kosovare
Bizneset në Kosovë tashmë janë shndërruar në mitingje të partive politike, pasi secili lider politik apo kandidat për deputet i viziton duke u premtuar kushte më të mira për biznes. Pas fushatës, premtimet mbesin vetëm “frazeologji demagogjike”
Gjatë ditëve të fushatës zgjedhore bizneset kosovare vihen në “siklet” nga vizitat e shpeshta të liderëve të partive politike dhe kandidatëve për deputetë, të cilët e “lëshojnë” dorën duke premtuar kushte të favorshme për biznese. Ndërsa pas kalimit të fushatës, për katër vjet këto ndërmarrje private nuk i viziton asnjë liderë.
Premtimet që ata iu bëjnë këtyre bizneseve, janë nga më të ndryshme, duke filluar nga lehtësirat fiskale, eliminimin e taksave doganore, subvencione, grante për zgjerimin e bizneseve e shumë premtime të tjera.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për REL thotë se bizneset në Kosovë janë duke u vizatuar jashtëzakonisht shumë nga të gjitha partitë politike në këtë kohë fushate.
“Është e pamundur që në Kosovë të bisedohet për probleme të pastra ekonomike pa ngjyrë dhe konotacion politik dhe në veçanti ky ndikim i politikës në biznes dhe ekonomi, vjen në kampanja zgjedhore. Kam kontakte të shumta me biznese dhe janë në një pozitë të pa lakmueshme pasi që nuk e kanë guximin që të thonë mos na vizitoni apo nuk jemi të gatshëm për vizitë, sepse gjithkush pretendon se çdonjëri prej tyre ka mundësi reale për t’u zgjedhur, prandaj edhe i pranojnë”, thotë Gërxhaliu.
Premtimet pa mbulesë dhe dështimi për realizimin e tyre, sipas përfaqësuesve të bizneseve, jo rrallëherë sollën edhe pakënaqësi e dëshpërim te bizneset.
Sipas Gërxhaliut, premtimet që bëhen gatë këtyre vizitave, apo edhe në përgjithësi gjatë fushatave elektorale, janë më shumë sesa që mund të realizohen.
Bizneset në Kosovë për vite me radhë janë duke u ballafaquar me një mjedis jo të kënaqshëm biznesor. Në hulumtimet e bëra, ishin identifikuar barriera në të bërit biznes në Kosovë, siç është mungesa e përkrahjes shtetërore, konkurrenca jo e drejtë e shkaktuar nga evazioni fiskal dhe ekonomia joligjore, si dhe furnizimi jo stabil me energji elektrike.
Pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa nga premtimet që iu bëhen edhe realizohen, por jo të gjitha.
“Premtimet më të mëdha që na bëhen është se do të realizohen të gjitha kërkesat e bizneseve siç janë lehtësirat fiskale, por këto as për së afërmi nuk përmbushen apo realizohen. Gjithçka është pjesë e fushatës elektorale. Sfidoftë, kjo qeveri ka qenë një ndër më të mirat, sa i përket përmbushjes së premtimeve. Më duhet të them që viteve të fundit secila parti që ka ardhur në pushtet, ka qenë e përkushtuar në zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson Palushi.
Fushata zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të nisë nga data 31 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










