Lajme
Fushatë 10 ditëshe në mbështetje familjes së heroit Enver Zymberi
Gazetarët e Kosovës e kanë lansuar fushatën 10 ditëshe në mbështetje të familjes së heroit më të ri të vendit, Enver Zymberi
Gjatë këtyre 10 ditëve qytetarët do të kenë mundësi që nëpërmjet xhirollogarive bankare të ndihmojnë familjen e policit të rënë para disa ditësh në veri të Kosovës.
Iniciator i këtij aktiviteti humanitar me moton “Ndihmo ardhmërinë e familjes së Heroit” është Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës. Për këtë qëllim edhe janë hapur dy xhirollogari bankare në emër të djalit të policit të ndjerë.
Në emër të AGPK-së, Arsim Lani iu bëri thirrje të gjitha bizneseve, individëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për familjen Zymberi përmes xhirollogarive që tashmë janë hapur në ProCredit Bank dhe në Teb Bank.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe djali i policit të ndjerë, Sokol Zymeri
Ai para gazetarëve tha se dëshira e tij është që kur të rritet të bëhet polic, ashtu si babai i tij.
Gazetarët u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, të ndihmojnë familjen e policit të vrarë, i cili la jetim 3 fëmijë, Sokolin dhe dy motrat e tij.
Numri i xhirollogarisë për ndihmë familjes së heroit, Enver Zymberi është i hapur në ProCredit Bank; 1164006854300137, ndërsa në TEB bankë është; 2016000041102764
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












