Lajme
Fushatë kundër degradimit të pyjeve
Qeveria e Finlandës ka mbështetur një fushatë vetdijseuese për qytetarët e Kosovës për mbrojtjen e ambientit. Bëhet thirrje të mbrohen pyjet nga degradimi
Prerja e pakontrolluar e pyjeve e ka degraduar maksimalisht kulturën pyjore të Kosovës, duke i kthyer shumicën e zonave malore në shkurre dhe drunj të panevojshëm. Për të tërhequr vëmendjen se pyjet janë vetë jeta, Qeveria e Finlandës ka mbështetur një fushatë vetdijseuese për qytetarët kosovarë për mbrojtjen e ambientit.
Reklamat janë pjesë e një përpjekjeje të FAO dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të tërhequr vëmendjen lidhur me trendin alarmant të degradimit të pyjeve i cili po prek vendin.
“Pyjet mbulojnë 42 për qind të tokës në Kosovë, por praktikat e pakontrolluara dhe të paqëndrueshme në dekadat e fundit kanë rezultuar në stagnimin e zhvillimit të sektorit pyjor dhe degradimin e pyjeve. Shkaqet kryesore të degradimit në Kosovë janë prerja e paligjshme, zjarret e pyjeve dhe përdorimi joefikas i drurit si burim i energjisë”, thuhet në kumtesën e FAO-s.
Reklamat e reja për shërbimin publik kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin dhe njohuritë e njerëzve për rëndësinë mjedisore, ekonomike dhe sociale të pylltarisë në Kosovë, veçanërisht në kontekstin e ndryshimit të klimës.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë ndikimin e tyre në pyje duke marrë pjesë në këto aktivitete”, ka thënë Aleksandar Nikollovski nga FAO, këshilltar kryesor teknik i projektit. Pyjet në Kosovë, siç thuhet, nuk janë vetëm të bukura, por një burim i çmuar i vendit.
“Nëse duam që gjeneratat e ardhshme të vazhdojnë të përfitojnë prej tyre, ekologjikisht, shoqërisht, dhe ekonomikisht, atëherë patjetër duhet ta bëjmë një ndryshim”, konsideron ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













