Lajme
Futbolli bashkon Vokrrin dhe Hoxhajn
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Federata e Futbollit i bashkuan forcat për të anëtarësuar sportin kosovar në organizatat evropiane dhe botërore
Ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Federata Kosovare e Futbollit kanë bashkuar forcat për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës. Kështu tha të hënën pas një takimi të përbashkët që zhvilloi ministri i Jashtëm, Enver Hoxha me kryetarin e Federatës së Futbollit Fadil Vokrri.
Shefi i diplomacisë, Hoxhaj e vlerësuar kontributin e ish futbollistit Vokrri për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, dhe ka ofruar përkrahje të mëtutjeshme për arritjen e synimeve në këtë drejtim.
“Vokrri që në vitet e 80, ka qenë ambasador i fuqishëm të idesë së shtetit të Kosovës”, tha ministri Hoxhaj duke çmuar punën shumë të madhe që ai dhe FFK po bëjnë për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
“Konkretisht biseduam se çfarë mund të bëjë Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditëve, muajve dhe viteve të ardhshme me qëllim që sporti i Kosovës të anëtarësohet në shumë organizata evropiane dhe botërore”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Ndërkaq, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë, deri më tani.
“Kemi pasur përkrahjen e MPJ-së gjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe kemi arritur deri këtu. Kemi qenë vazhdimisht në kontakt dhe për të gjitha konsultat që janë bërë dhe të gjitha problemet që janë shfaqur gjatë këtij rrugëtimi, kemi pasur përkrahjen e plotë të ministrit dhe të stafit të tij”, tha Vokrri.
Futbolli kosovar për vitet të tëra ka mbetur në geto për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA. Pas lotimit permanent, FIFA disa muaj më parë ia mundësoi Kosovës që të luaj ndeshje miqësore, ndërsa Fadil Vokrri është shprehur optimist për shumë shpejt do të hiqet embargoja edhe për lojëra ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












