Kosova
Futbollistët e Kosovës e bëjnë me shtëpi një familje në nevojë
Futbollistët e Kosovës kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.
Ata, së bashku me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë vizituar familjen që do t’i dhurojnë shtëpinë, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni Samir Ujkani, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda, së bashku me ndihmëstrajnerin Muharrem Saiti dhe humanistin Halil Kastrati, ishin mysafirë te shtëpia e rrënuar e tyre dhe ua dhanë lajmin e gëzueshëm.
“Emocione dhe lot gëzimi. Për hajr nisja e ndërtimit të shtëpisë së re. Kombëtarja e Kosovës në futboll me krejt stafin e saj janë donatorë të vetëm të kësaj shtëpie.
Para një muaji na thirrin në telefon dhe na tregojnë se e kemi bërë pagesën e një shtëpie komplet në konton e shoqatës.
Ne familjen ua zgjodhëm dhe bashkë me disa lojtarë të përfaqësues sot ishim dhe ia bëmë surprizë lajmin se po bëhen me shtëpi të re.
Kombëtares i urojmë suksese dhe Zoti i shpërbleftë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Edhe kapiteni Samir Ujkani është shprehur i emocionuar, duke ndihmuar familjen që kishte nevojë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













