Sport
Futbollistët e Kosovës optimistë për ndeshjen ndaj kroatëve
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë shprehur optimistë se do të kenë paraqitje të mirë ndaj Kroacis
Futbollistët e Kosovës janë shprehur shumë optimistë për ndeshjen ndaj Kroacisë që do të zhvillohet në Shkodër të enjten, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori Bersant Celina ka thënë se Kroacia ka ekip të fortë, por nuk do të dorëzohen. “Kroacia është një ekipi shumë i fortë. Pres që të luajmë mirë dhe të shënojmë një gol”, është shprehur Celina.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi, ka thënë se do të japë maksimumin përballë kroatëve. “Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një lojë e vështirë, por do ta japim maksimumin. Se kemi forcë e kemi treguar edhe me Finlandën, ama duhet të dimë se Kroacia është një nivel tjetër”.
Amir Rrahmani beson në një paraqitje të mirë në Shkodër. “Është një ndeshje shumë e fortë, dihet se ata kanë futbollistë që luajnë gjithë në ekipe të mëdha dhe dinë të bëjnë futboll të mirë. Kanë dy-tre mungesa, por kanë lojtarë shumë të mirë për t’i zëvendësuar, nuk duhet t’i lëmë shumë hapësira, por besoj se do i ndalojmë. Do japim maksimumin dhe presim një rezultat pozitiv. Ata janë favorit, por detajet do e zgjidhin këtë takim. E kam thënë edhe në mediat kroate, do fitojmë 1:0”, tha Rrahmani.
Milot Rashica, edhe pse nuk ishte i pari, mban statusin e lojtarit që filloi këtë rrjedhje lojtarësh nga kuqezinjtë për te skuadra përfaqësuese e Kosovës. I konsoliduar tashmë si një talent i futbollit shqiptar, Rashica e ka harruar mesa duket fillimin e tij si lojtar i përfaqësueses kuqezi.
“Edhe nëse do të isha grumbulluar në Evropian, sigurisht do ta kisha më të vështirë, por përsëri do të zgjidhja Kosovën. Nuk ka pasur lidhje vendimi im me Evropianin. Herën e fundit që kam komunikuar me De Biasin i kam bërë të ditur vendimin tim dhe kaq. Jam shumë i kënaqur që luaj me Kosovën. Këtu jam rritur e formuar si futbollist, prandaj dua të jap kontributin tim”, tha Milot Rashica, futbollist i Kosovës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










