Futboll
Futbollisti kosovar në Zvicër, i gatshëm të luajë për Kosovën
Futbollistët shqiptarë nëpër botë, çdo ditë e më shumë po tregohen më të suksesshëm dhe po kërkohen nga ekipe të huaja.
Megjithatë, plot prej tyre po duan të luajnë për Kombëtaren e Kosovës dhe të veshin fanellën verdhë e kaltër, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Reporteri.net, këtë dëshirë e ka shfaqur edhe talenti nga Vushtrria, Valdrin Salihu, i cili jeton në Zvicër dhe ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e shtetit ku lindën prindërit e tij, pra të Kombëtares së Kosovës.
Valdrini është 18-vjeçar dhe luan në klubin SV Muttenz, i cili bën gara në ligën e Zvicrës, klub ky që po shënon sukses historik, duke siguruar dy ngritje në liga për dy vjetët e fundit.
Suksesit të këtij klubi i ka prirë talenti nga Vushtrria, i cili njihet nga shokët e skuadrës si ‘snajperisti’ i klubit, pasi është ekspert i gjuajtjeve të lira.
Për Valdrinin, interesim kishte shprehur dikur edhe klubi më i madh në Zvicër, e ku djersitën fanellën edhe Xhaka e Shaqiri, klubi i Bazelit, por marrëveshja nuk ishte arritur për arsye profesionale.
Valdrini për Reporterin ka konfirmuar se është i gatshëm ta veshë fanellën e Kosovës, kurdo që ftesa t’i dërgohet nga Selektori i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Rafet Prekazi. Ai madje ka treguar se nëse do t’i jepej mundësia të zgjedhte ndërmjet Zvicrës e Kosovës, do ta zgjedhte Kosovën pa menduar dy herë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












