Sport
Futbollisti i Kosovës në formacionin e javës në Holandë
Ai ishte futbollisti më i mirë për skuadrën e tij, duke hyrë edhe në formacionin e javës
Në Ligën e Holandës luajnë disa futbollistë shqiptarë, ku po paraqiten me sukses. Njëri ndër ta është Arbër Zeneli, shkruan albinfo.ch.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu për Heerenveenin në ndeshje ndaj Sparta Rotterdamit.
Arbër Zeneli në këtë ndeshje, dhuroi një asistim në fitoren e Heerenveenit ndaj Sparta Rotterdamit, ku bëri nëntë driblime dhe pati përqindje prej 82% të saktësisë në pasime.
Gjithashtu futbollisti nga Kosova ka marrë notën 8.7, duke u cilësuar si futbollisti më i mirë për skuadrën e tij, derisa ka hyrë edhe në formacionin e javës në Holandë.
Zeneli është që nga viti 2016 pjesë e Heerenveenit, ku ka realizuar gjithsej 11 gola në 58 paraqitje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














