Shkurt.ch
Futbollistit serb i refuzohet leja e qëndrimit në Zvicër
Vendimin e Gjykatës Federale Administrative e ka vërtetuar edhe Zyra Federale për Migracion dhe ky vendim nuk ka mundësi të atakohet më tutje
Veljko Simic konsiderohet si njëri ndër talentet më të mëdha në mesin e të rinjve në futbollin serb. Si të tillë, klubi më i madh zviceran, FC Basel ka nënshkruar një kontratë profesioniste pesëvjeçare me 18 vjeçarin. Por këtu ka hasur sharra në gozhdë.
Pasi që Zyra Federale për Migracion ia ka refuzuar të riut lejen e qëndrimit në Zvicër, klubi nga Bazeli është ankuar në Gjykatën Federale Administrative. Kjo e fundit ka hedhur poshtë ankesën, pasi që Simic, si shtetas i një vendi që nuk është pjesë e BE-së dhe EFTA-s, nuk i plotëson disa kushte për një gjë të tillë.
Kushti kryesor është që shtetasi i një vendi “të tretë”, çfarë është edhe Serbia, duhet të ketë qenë aktiv tri vjet si sportist kulminant në vendin e tij. Ndërsa në ligën superiore profesionale ai duhet të ketë luajtur së paku një vit. Por, Simic në klubin e tij C. Zvezda të Beogradit ka luajtur vetëm dy herë dhe e gjithë përvoja e tij tjetër në futboll përbëhet nga pjesëmarrja në ekipet e juniorëve.
Vendimin e Gjykatës Federale Administrative e ka vërtetuar edhe Zyra Federale për Migracion dhe ky vendim nuk ka mundësi të atakohet më tutje në Gjykatën Federale të Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.
Refuzimi i lejes së qëndrimit në Zvicër që i është bërë talentit serb është bërë sot temë debati në mediet elektronike zvicerane. Sipas tyre, rregullat shumë strikte që kanë vepruar në këtë rast, e vështirësojnë shumë aktivitetin e klubeve sportive siç është në rastin konkret FC Basel. Ky i fundit, lidhjen e kontratës me Simicin e konsideron si investim për të ardhmen, pasi që pas një kohe prej tij mund të nxirrte përfitime më të mëdha nëse ai do të kalonte në ndnjë klub më të madh botëror.
Në kontratën me FC Baselin ishin paraparë kushte mjaft joshëse për të riun nga Ballkani. Në vitin e parë ai do të merrte një pagë prej 800 frangash në muaj, ndërsa paga do t`i rritej deri sa në vitin e pestë ajo do të ndalej në 24 mijë në muaj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













