Lajme
Fyle: Kosovës i duhet një plan për veriun
Këtë e ka thënë ai në takimin e djeshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë
Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, nga kërkuar që “Kosova ta ketë një plan për pjesën veriore të Kosovës”.
Në një kumtesë pas takimit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë, zoti Fyle “ka theksuar nevojën për plan afatgjatë dhe gjithpërfshirës për Kosovën veriore dhe KE-ja është e gatshme të ndihmoj në mënyrë teknike dhe financiare këtë përpjekje”.
Ai mëtutje e ka inkurajuar Kosovën që të jetë e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe të jetë konstruktive dhe fleksibile në kërkimin për zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme, siç është bashkëpunimi rajonal, njofton ReL.
Zoti Fyle, nëpërmjet kumtesës së tij, ka theksuar se është tejet e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog, në tërësi të zbatohen dhe që t’i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë.
Komisionari i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë takimit me presidenten Jahjaga, ka përkujtuar se me vendimet e Këshillit të BE-së në muajin dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, me ç’rast do të duhej të fuqizoheshin mëtutje “synimet evropiane” të Kosovës.
Në këtë kuadër ai ka theksuar se përgjegjësia për realizimin e perspektivës evropiane të Kosovës është para se gjithash “në anën e autoriteteve të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?











