Lajme
Fyle: Rekomandojmë statusin kandidat për Shqipërinë
Stefan Fyle nuk priti përfundimin e tryezës së tretë të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, për të deklaruar rekomandimin e KE-së. Ai tha se Shqipëria e merr statusin
Komisioni Evropian është i gatshëm që t’ia japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për BE. Kështu ka thënë komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili nuk priti përfundimin e tryezës së tretë të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-Bashkim Evropian, për të deklaruar rekomandimin e KE-së.
“Komisioni rekomandon pa asnjë kusht dhe pa asnjë hezimit statusin e kandidatit për Shqipërinë”, deklaroi Fyle. Ky i fundit e vizito sot Shqipërinë dhe mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Të dy nënvizuan se kërkesa e vendeve anëtare në dhjetor për më shumë kohë dhe progres nga qeveria shqiptare, tashmë është përmbushur.
“Nuk do dëgjoni as sot e as në vijim asnjë notë triumfalizmi nga qeveria. Ne e marrim këtë moment si momentin kur rritet mbi ne pesha, sepse rruga e integrimit bëhet më e vështirë. Me skeptikët do merremi një ditë tjetër”, deklaroi Rama duke i përshëndetur vendet mike që kanë menduar pozitivisht për Shqipërinë.
Ndërsa komisionari Fyle tha se tashmë janë realizuar ato që vendet anëtare deklaruan në dhjetor, të cilat deshën të bindeshin për progresin.
“Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh”, tha Fyle.
Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet, siç tha ai, kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda.
“Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, deklaroi Fyle duke kërkuar angazhim më të madh të opozitës në integrim.
Ndërsa Majlinda Bregu, kryetarja e komisionit të integrimit tha se vendimi për dhënien e statusit kanidat është shumë i mirëseardhur dhe mirëpritur.
“Vendimi i merituar i marrjes së statusit jo vetëm i duhet Shqipërisë, por gjithë shqiptarëve sepse e kanë merituar me kohë. Le të urojmë që qershori ta konfirmojë atë, por edhe që gjërat të mos mbarojnë me kaq. Hapat e tjerë të procesit të kthejnë vëmendjen tek monitorimi i respektimit të ligjit”, deklaroi më herët Bregu.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












