Kuriozitete
Gabimet më të shpeshta të ndërmarrësve të rinj
Nese dëshironi të njiheni me disa prej gabimeve më trashanike që bëjnë pjesa më e madhe e sipërmarrësve të rinj, dhe sigurisht edhe disa prej zgjidhjeve për t’i eliminuar ato mund ta lexoni artikullin më posht
1.Mungesë origjinaliteti
Një nga tiparet që sot mungon është orgjinaliteti. Fatkeqësisht në ditët e sotme pjesa më e madhe e kompanive sidomos ato të reja i kushtojnë rëndësi shumë të madhe shitjeve, pra që të kenë një numër sa më të lartë shitjesh për të gjeneruar të ardhura sa më të larta dhe nuk i kushtojnë aspak rëndësi cilësisë dhe origjinalitetit. Duke qenë se për ta një gjë e tillë nuk konsiderohet aspak si gabim, është i lartë numri i atyre që bien në këtë grackë artificialiteti.
Ja cilat janë disa zgjidhje:
Klienti është mbret – Kjo është një ndër shprehjet që për shumë sipërmarrje të reja duhet të kthehet në sloganin kryesor.
Detajet – Përpara se ju të hidhni në treg çfarëdo lloj produkti, ju duhet të keni studiuar me imtësi edhe detajet më të vogla. Mos u nxitoni të hidhni një produkt në treg më parë se konkurrenca juaj por përpiquni që atij produkti të mos t’i mungojë asgjë.
Mos reshtni së mësuari – Me kalimin e viteve çdo gjë ndryshon dhe aq më shumë edhe teknologjia, e cila në fakt ecën me hapa më të shpejtë ndryshimi. Nëse edhe ju dëshironi që të ecni më të njëjtin ritëm, atëherë ju këshillohet që të mësoni vazhdimisht gjëra të reja, dhe ta shihni procesin e të mësuarit si një proces që nuk përfundon kurrë.
- Nuk mbahen “dy kunguj nën një sqetull”
Këshillohet që të përqendroheni shumë mirë në biznesin që keni, ta përmirësoni atë kohë pas kohe dhe të mos shpërqendrohuni duke u marrë edhe me gjëra të tjera dhe duke u lënë thelbin e biznesit tuaj pas dore. Në këtë mënyrë ju, jo vetëm që do ta zhvilloni atë, por edhe do të forconi brand-in tuaj duke e bërë atë të besueshëm tek konsumatori.
Ashtu siç thotë edhe shprehja popullore “nuk mund të mbahen dy kunguj në një sqetull”, prandaj përqendrohuni në produktin tuaj kryesor duke u munduar ta përmirësoni atë sa më shumë të mundeni.
- Nuk i kushtojnë rëndësi çështjeve dytësore
Për sipërmarrësit e rinj, një presje e vogël e vendosur gabim në faqen e tyre të website-s konsiderohet një gabim fare i parëndësishëm. Por ky nuk duhet të konsiderohet si i tillë sepse të gjitha problemet e mëdha lindin nga probleme të cilat konsiderohen si të parëndësishme. /Ekonomiaonline
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












