Shkurt.ch
Gadafi ka ndërtuar bunkerë me teknologjinë zvicerane
Bëhet fjalë për një bunker në qytetin lindor të Libisë Al-Baida, në të cilin shihen stabilimente të prodhuara nga kompania zvicerane Luwa
Televizioni publik i Zvicrës (SF1) në emisionin e mbrëmshëm informativ “10 vor 10” ka treguar se një bunker i diktatorit libian, Gadafit, është ndërtuar me ndihmën e teknologjisë zvicerane. Pamjet që tregojnë këtë fakt, janë emetuar fillimisht nga televizioni “Al jazeera”.
Bëhet fjalë për një bunker në qytetin lindor të Libisë Al-Baida, në të cilin shihen stabilimente të prodhuara nga kompania zvicerane Luwa.
Siç ka deklaruar inxhinieri Erich Buser, vetë konstruktor i dikurshëm i bunkerëve, pamja e bunkerit libian është krejtësisht identike me atë të një bunkeri të mbrojtjes civile të Zvicrës. Është po ajo pamje dhe teknologji që e gjejmë në bunkerët për mbrojtje nga ajri, të ndërtuar në vitet 1980-90, ka thënë Buser.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











