Shkurt.ch
Gara “Gordon Bennett” këtë vit fitohet nga dy francezë
Dy pilotë francezë kanë mposhtur kundërshtarët e tyre ndërkombëtarë në garën me balonë, duke i udhëhequr që të fluturojnë sa më larg nga pikënisja e që ishte Fribourg në Zvicër
Dy pilotë francezë kanë mposhtur kundërshtarët e tyre ndërkombëtarë në garën me balonë, duke i udhëhequr që të fluturojnë sa më larg nga pikënisja e që ishte Fribourg në Zvicër.
Gara e titulluar “Gordon Bennett,” që është gara më e vjetër me balona me gaz në botë, ka mbledhur në një vend pilotët më me përvojë nga e gjithë bota, të cilët tentojnë t’i shtynë balonat e tyre të fluturojnë sa më larg që munden.
Në këtë garë përfshihet edhe largimi i balonave përtej kufijve edhe përgjatë natës. Vincent Leys dhe Christophe Houver kanë pilotuar balonën e tyre nëpërmes qiejt e Evropës për ta aterruar ngadalë plot 1834 kilometra larg nga pikënisja respektivisht në një fushë afër qytetit Vaiso në Estoni.
“Është moment shumë emocionues kur balona kaloi kufirin em Lituani sepse thanë se duhet më shumë se një ditë për ta arritur. Në edicionin e fundit patëm aterrim epik. Andaj gjithçka doli të jetë e përkryer” tha Christoph.
Në vitin 2010, dy pjesëmarrës të garës kishin vdekur pasi që balona e tyre qe zhdukur mbi Detin Adriatik.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta











