Kosova
Gashi e Minxhozi bisedojnë për arsimin plotësues në diasporë
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi tha se arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, kanë biseduar të hënën për marrëveshjen e re të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, për mësimin plotësues në diasporë që pritet të nënshkruhet muajin tjetër, ndërsa mësimin plotësues në diasporë e konsideruar të domosdoshëm për fëmijët e bashkatdhetarëve.
Kryesisht në këtë takim, Gashi e Minxhozi, diskutuan për një sërë takimesh të përbashkëta të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Vlorë më datën 27 nëntor, gjegjësisht marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen në fushën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën shqiptare.
“Arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive tona pa lënë anash dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë”, ka thënë me këtë rast ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.
Ambasadori shqiptar përgëzoi ministrin Gashi për detyrat e reja në qeveri. “Njeriu i duhur në vend të duhur. U gëzova për detyrat e reja që morët sepse jeni një politikan që bëni punë konkrete” – ka thënë me këtë rast, ambasadori Minxhozi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












