Kosova
Gashi: Lumi mund ti ketë bartur trupat në Maqedoni
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka shprehur gatishmërinë e institucioneve për gjetjen e dy zyrtarëve policorë
Po vazhdon kërkimi i dy policëve të aksidentuar mbrëmë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, ku vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc.
Ata janë të moshës 28 dhe 25-vjeçare dhe punonin në stacionin policor në Kaçanik, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka shprehur gatishmërinë e institucioneve për gjetjen e dy zyrtarëve policorë. Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartur trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit, përcjell albinfo.ch.
“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, ka thanë ai. Ndërsa, UD. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha, ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Në lidhje me aksidentin ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkëndien me anëtarët e familjeve të dy policëve që u aksidentuan mbrëmë dhe që rezultojnë të jenë të zhdukur.
“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc.
Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit”, ka thënë Presidenti. Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se aksidentimi i dy policëve në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë. “Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth”, ka thënë Veseli. Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e ka quajtur “fatkeqësi” rastin e mbrëmshëm. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











