Sport
Gashi shënon, Baseli fiton
Futbollisti shqiptar Shkëlzen Gashi edhe në sezonin e ri po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në super ligën zvicerane.
Në rundin e dytë të sezonit futbollistik 2015/2016, FC Basel ishte mysafir i ekipit Grasshoppers në Cyrih, të cilën ndeshje e fitoi Baseli me rezultat 3-2. Golin e parë për kampionët zviceranë e shënoi futbollisti i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, raporton albinfo.ch
Në minutën e 21 nga një gjuajtje e lirë prej rreth 20 metra, me një goditje precize Gashi lëshon topin në rrjetë.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara të sezonit të ri në kampionatin zviceran, Baseli që ndryshe njihet edhe si ekipi i shqiptarëve, e mban frontin duke fituar të dy ndeshjet dhe grumbullon 6 pikë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













