Bota
Gates thotë se monedhat virtuale po vrasin njerëz
Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates është kundër monedhave virtuale.
Gates shprehet se këto monedha, si Bitcoin tërthorazi po vrasin njerëz, përcjell albinfo.ch.
Ai e shprehu këtë mendim të tijin përmes rrjetit Reddit. “Për momentin, të ashtuquajturat kriptomonedha po përdoren masivisht për të blerë fentanil dhe drogëra të tjera. Pra, bën pjesë tek teknologjia që po vret njerëz”, thotë Bill Gates.
Megjithatë, ky vlerësim i tij nuk kaloi pa u kritikuar. Shumë përdorues iu vërsulën duke e quajtur “të paditur” dhe “të painformuar” në lidhje me monedhat virtuale dhe i kërkuan që të mos komentojë më këto monedha pa marrë më parë informacionin e duhur.
Gates nuk është i pari që kritikon monedhat virtuale, por është i pari që i lidh këto monedha me kriminalitetin.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale













