Lajme
Gati 100 postierë dhe korrierë në vit sulmohen nga qentë, në Zvicër
Çdo vit, rreth njëqind postierë dhe korrierë kafshohen nga një qen, që do të thotë rreth dy sulme në javë, që është shumë më tepër sesa për personelin e shërbimit veterinar, sipas statistikave nga Suva, të raportuara nga SonntagsZeitung.
Pse qenve u pëlqen të sulmojnë kaq shumë transportuesit e postës?
Psikologët e kafshëve shpjegojnë në gazeta se qentë i perceptojnë ardhjet dhe ikjet e tyre si ndërhyrje e një të huaji potencialisht të dëmshëm. Është një dëshirë e kafshës për të mbrojtur territorin e saj, shpjegon Anja Papenberg, trainere qensh në Kloten (ZH).
“Pas takimit të parë, qeni beson se ia ka dalë të përzërë ndërhyrësin, pasi postieri është larguar. Megjithatë, ai u kthye të nesërmen, në sytë e qenit, postierët janë qartësisht rezistent ndaj paralajmërimeve”, ka shtuar tutje ajo.
Kësaj i shtohet edhe fakti se stafi i Swiss Post shpesh lëviz me shpejtësi dhe drejtohet drejt shtëpisë me vendosmëri, shpjegon edhe Christian Lenz, psikolog i kafshëve nga Cyrihu. “Kjo e bën qenin të dyshimtë, veçanërisht pasi ky person nuk jeton këtu”.
Kurset e ofruara
Ekzistojnë kurse për të mësuar se si të silleni me qentë. Punonjësit e postës marrin pjesë në një trajnim të tillë. Rekomandimet e trajnerit të qenve janë të qarta: “Mos lëvizni kur një qen nxiton drejt jush, ngadalësoni lëvizjet tuaja dhe mos e shikoni drejt në sy – për të, kjo është provokim”.
Megjithatë, pronarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmit duke e mbajtur qenin brenda shtëpisë, në kopsht, ose duke e vendosur kutinë postare direkt kundër gardhit të kopshtit dhe duke mos e vendosur shtratin e qenit drejtpërdrejt përpara derës së përparme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












