E-Diaspora
Gati seriali ku shfaqet Luan Krasniqi
Premiera e episodit që mban titullin “Benzin in Blut” (Benzina në gjak) do të transmetohet më 12 shkurt në ZDF, ku në rolin kryesor do të paraqitet Luan Krasniqi
Ish boksieri shqiptar Luan Krasniqi do të na shfaqet në episodin 136-të të serialit shumë të shikuar televiziv kriminalistik në ZDF “Soko Stuttgart”. Premiera e episodit që mban titullin “Benzin in Blut” (Benzina në gjak) do të transmetohet më 12 shkurt në ZDF, ku në rolin kryesor do të paraqitet ish boksieri ynë
Ka kohë që ka “varur dorezat në gozhdë”, por ai gjithmonë është i pranishëm në jetën publike, sidomos në Gjermani. Ish boksieri i njohur shqiptar Luan Krasniqi pas përfundimit të karrierës së tij në boksin profesionist, tashmë po e sfidon veten në rolin e aktorit. Krasniqi, që është i pranishëm vazhdimisht në aktivitete humanitare dhe i ftuar i rregullt në emisione televizive gjermane, këtë herë do të na shfaqet në episodin 136-të të serialit shumë të shikuar televiziv kriminalistik në ZDF “Soko Stuttgart”. Premiera e episodit që mban titullin “Benzina in Blut” (Benzina në gjak) do të transmetohet më 12 shkurt në ZDF, ku në rolin kryesor do të paraqitet boksieri shqiptar, Luan Krasniqi.
“Në vazhdimësi, miqt e mi, interesohen se kur do të kenë rastin të më shohin në rolin e artistit. Nga Qendra Televizive “ZDF”, kuptoj se episodi “Benzin in Blut” (Benzina në gjak) i serialit që ndiqet me interesim “SOKO Stuttgart”, ku unë, si debutant në artin filmik, jam angazhuar në rolin e një pronari të Shtëpisë së veturave luksoze të quajtur Walter Beierle e që trajton vdekjen e ish vozitësit të Formulës-1- Steve McKinnon, do të transmetohet më 12 shkurt, në orën 16:05”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij, shkruan“albinfo.ch”.
Luan Krasniqi u ka thënë miqve që pasi ta ndjekin këtë episod, pret ta vlerësojnë për nivelin e detyrës së tij artistike!
Në këtë film marrin pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur si: Christian Kahrmann, Peter Ketnath ose Yve Burbach.
E-Diaspora
-
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë Shfaqja “Ne dhe Ata”, me interpretim nga Dan Morina dhe me skenar e regji të Ben... -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia”
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













