Fotolajmi
Gatuajnë për çiftin plak: Gjesti human i policëve prek gjithë Evropën
Policët i kanë pyetur nëse kishte ndodhur diçka apo dikush u kishte bërë keq, por pleqtë panë njëri tjetrin në sy. Ata u kanë treguar se ishin duke parë televizor, por papritur nisën të qanin pasi prej kohësh nuk i kishte vizituar askush
Pasi kishte marrë një telefonatë urgjente nga një banor se në apartamentin ngjitur tij dëgjoheshin të qara dhe zëra të lartë, policia e Romës ka vepruar menjëherë. 4 efektivë të policisë të patrullave të ndërhyrjes së shpejtë shkuan në vendin e ngjarjes. Fillimisht trokitën te apartamenti dhe derën ua hapi një burrë i moshuar. Në banesë jetonin një 94-vjeçar dhe gruaja e tij 84 vjeç, shkruan lapsi.al. Policët i kanë pyetur nëse kishte ndodhur diçka apo dikush u kishte bërë keq, por pleqtë panë njëri tjetrin në sy. Ata u kanë treguar se ishin duke parë televizor, por papritur nisën të qanin pasi prej kohësh nuk i kishte vizituar askush.
Policët vunë re se gjendja në shtëpi ishte e mjerueshme. Ishte e dukshme që dy të moshuarit kishin prej kohësh që nuk hanin diçka për të qenë. Efektivët e policisë i kanë pyetur të moshuarit nëse kishin diçka për të gatuar dhe panë se në shtëpi ndodheshin makarona. Ishin policët që gatuan pasta me parmixhano për të moshuarit e vetmuar duke ndenjur me ta për disa orë.
Fotot u postuan në Facebook nga policia e Romës si një ngjarje e veçantë, por me një mesazh për të vizituar gjyshërit tanë. Fotot janë shpërndarë mijëra herë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













