Lajme
Gazetarët kosovarë: Kryeministër kërko falje
Me moton “Fol mos u tut”, gazetarët kosovarë nëpërmjet një proteste kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa që t’i kërkoj falje gazetarit Vehbi Kajatzi për fyerje dhe kërcënim
Një kërcënim dhe fyerje e kryeministrit Isa Mustafa ndaj një gazetari kosovar, ka shtyrë dhjetëra gazetarë të mediave në Kosovë që të protestojnë sot në qendër të Prishtinës, duke kërkuar nga shefi i qeverisë që t’i kërkoj falje gazetarit për fyerje. Me moton “Fol mos u tut”, gazetarët kundërshtojnë çfarëdolloj kërcënimi që vjen në adresë të tyre.
Protesta është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët janë irrituar nga fyerja dhe kërcënimi i kryeministrit drejtuar gazetarit të “Insajderit” Vehbi Kajtazi. Këtë të fundit Isa Mustafa e ka quajtur “qen bir qeni”, ndërsa ka thënë se me vonë ka punë me të.
Kryetari i AGK, Zekirja Shabani tha se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kreu i Qeverisë, Isa Mustafa që të kërkojë falje publike dhe të sqaroj pozicionin e tij në raport me akuzat e ngritura për kanosje ndaj kolegut të tyre.
Sipas tij, shkaktarë për këto kërcënime dhe sulmet ndaj gazetarëve është edhe mos efikasiteti i punës së gjykatave, ku vetëm në vitin 2015 kanë ndodhur 27 sulme të gazetarëve, ndërsa, këtë vit një kolegë i tyre është sulmuar me shufra hekuri.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton çfarëdo lloj presioni mbi gazetarët dhe njëherësh kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të marrin masa për të hetuar dhe gjykuar në kohë të gjithë cenuesit e fjalës së lirë”, tha Shabani, sipas të cilit, mos efikasiteti i punës së gjykatave ka bërë që palët e pakënaqura me punën e gazetarëve shumë lehtë vinë në redaksi dhe i sulmojnë fizikisht ata.
Gazetari Vehbi Kajtazi, i cili pretendon se është kërcënuar nga kryeministri, Isa Mustafa kërkon nga Policia dhe Prokuroria që t’i kryejnë hetimet në mënyrë të pavarur dhe të vërtetohen kërcënimet që janë bërë nga kreu i vendit. “Unë po pres që Policia dhe Prokuroria të kryej hetime të pavarura dhe të vërtetohet kanosja që kam marrë direkt nga kryeministri i Kosovës”, tha ai.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












