Kosova
“Germania Airlines” së shpejti mund të bëhet kompani rezidente në Kosovë
Avancimi i shërbimeve ajrore në Kosovë është interes i të gjithëve dhe bashkëpunimi me kompanitë serioze është në agjendën e Qeverisë së Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesin e Bordit ekzekutiv “Germania Airlines”, Sieghard Jahn, i shoqëruar nga zëvendës ambasadori i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss dhe nga Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Gjermania e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe tani bashkëpunimi ekonomik është tejet i rëndësishëm dhe Qeveria e vendit është e përkushtuar që ta çoj përpara këtë agjendë”, deklaroi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Pas Parkut Inovativ dhe trajnues në Prizren, operimi në Kosovë i “Germania Airlines” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin gjerman.
Përfaqësuesi i kompanisë “Germania Airlines” tregoi synimet e veta për të zgjeruar operacionet në Kosovë, duke shtuar numrin e fluturimeve në destinacione të reja dhe pretendimin që në një të ardhme të afërt të aplikojë për statusin e kompanisë rezidente.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, ftoi kompanitë e tjera gjermane për të investuar në Kosovë, meqë vendi është i hapur dhe i sigurt për investimet e huaja direkte dhe premtoj përkrahje për iniciativa të shëndosha.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












