Kosova
Gërvalla dhe Maqedonci marrin pjesë në konferencën për sigurinë në Varshavë
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në një konferencë për mbrojtjen dhe sigurinë, “Defence 24 Days”, në Varshavë.
“Si një prej konferencave më të mëdha dhe më të rëndësishme të sigurisë në Evropë, “Defence24 Days” është një mundësi e mirë e diskutimit mes përfaqësueseve më të lartë shtetërorë, ekspertëve, civilëve dhe ushtarakëve, rreth sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë. Përmes diskutimeve në panele Republika e Kosovës do të paraqesë pikëpamjet, angazhimin dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ministrja Gërvalla do të ketë gjatë kësaj konference takime me udhëheqës të lartë të Polonisë, të shteteve të tjera pjesëmarrëse në konferencë, përfaqësues të institucioneve rajonale dhe globale, civile dhe ushtarake”, thuhet në njoftim.
Në majin e 2023-s, Kosova ishte përjashtuar nga stërvitjet ushtarake “Defender 2023”, si masë sanksionuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mosdëgjim nga Qeveria e Kosovës për situatën në veri./Koha.net
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












