Kosova
Gërvalla e quan BE-në “tigër letre”
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, po qëndron në Kroaci në kuadër rë Forumit të Dubrovnikut.
Ajo nga atje ka pasur kritika për Bashkimin Evropian, duke thënë që nuk mund të garantojë paqe në Ballkan pa ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve.
Sipas saj, janë dy arsye pse BE-ja nuk është në gjendje të ofrojë siguri: nuk ka vullnet politik dhe ka shumë mospajtime brenda unionit.
“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Kryediplomatja e Kosovës ka shtuar se qëndrimi i fundit i BE-së ngjason me atë të viteve kur në kontinent kishte luftë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë











