Kosova
Gërvalla jep detaje për takimet në Bruksel
Në një njoftim përmes rrjeteve sociale, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se në Bruksel, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, kanë zvilluar takime të shumta, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka shkruar në Facebook se kishte biseda të “frytshme me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”.
“Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel. Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së, Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, Sassoli. Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel, ku është takuar me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe do të takohet edhe nesër. Kurti gjithashtu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













