Kosova
Getta Beqa, edhe një herë kampione botërore
Gentiana Beqa (Getta Beqa) është rikonfirmuar edhe një herë si kampione. Ajo ka dalë e para edhe në kampionatin botëror për Wellnes në Spanjë.
“Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut në Spanjë. Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”, shkruan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Ndërkohë Getta që përfaqëson Shqipërinë në këto gara shprehet e lumtur për suksesin.
“Vjen një moment ku sakrifica dhe disiplina gërshetohen me njëra-tjetrën dhe i thua vetes: “Gjithçka ia vlejti”, kur e mban trofeun e arte në duart e tua. Të lumtur ishim të gjithë sot duke kënduar himnin tonë. ‘Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë dhe një qëllim’. Fitoreeeeeee, Falënderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë! Dua të falënderoj Federatën Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitnesit. Falënderoj shtëpinë e madhe të sportit @olympicalbania, falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Falënderoj familjen time”, ka shkruar Getta, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












