Sport
“Giro d’Italia” fillon nga Shqipëria, Rama flet për rëndësinë e garës
“Për herë të parë në histori… Giro d’Italia vjen në Shqipëri. Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë”, u shpreh Rama
Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të “Giro d’Italia Grande Partenza”, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë.
Turi çiklistik do të nisë nga Durrësi më 9 maj, për të vijuar më pas në Tiranë (10 maj) dhe në Vlorë (11 maj).
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nënvizoi sot rëndësinë e këtij eventi, ku marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë; transmeton albinfo.ch.
“Për herë të parë në histori… Giro d’Italia vjen në Shqipëri. Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë,” u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar bëri të ditur se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale.
“Giro d’Italia” mori jetë në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga medie të rëndësishme botërore.
Në 114 vite histori të garës, “Giro d’Italia Grande Partenza” është zhvendosur jashtë kufijve italianë vetëm 14 herë.
https://www.facebook.com/share/v/1ECJqSgmpE/
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













