Sport
Gjaka: “Zvicra mund të fitojë titullin e Evropianit 2016”
"Pse jo? Sigurisht, ka ekipe tjera që janë favorite dhe ne nuk bëjmë pjesë në mesin e tyre. Me pak fat dhe me performancë të mirë, ne mund ta marrim edhe titullin"
Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares zvicerane, i cili luan për Borussia Mönchengladbach të Bundesligës di të bëjë nganjëherë deklarata të guximshme. Së fundi, në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Rhenische Post” ai ka thënë se Zvicra “fare lehtë” mund të bëhet kampione në Evropianin 2016 që mbahet në Francë.
“Pse jo? Sigurisht, ka ekipe tjera që janë favorite dhe ne nuk bëjmë pjesë në mesin e tyre. Mirëpo unë me siguri nuk do ta bëj gati valixhen time për të qëndruar vetëm dhjetë ditë në Francë por për gjithë kohën sa zgjat kampionati. Me pak fat dhe me performancë të mirë, ne mund ta marrim edhe titullin”, ka thënë më tutje Xhaka.
Ai ka folur edhe për atë se si e përjeton ballafaqimin me vëllanë e tij, Taulantin, kundër të cilit do të luajë në ndeshjen e parë, Zvicër-Shqipëri.
“Është një situatë e veçantë, të cilën shumëkush nuk mund ta kuptojë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me Shqipërinë dhe Zvicrën por me atë se luan `kundër gjakut tënd`. Por ne e presim me kënaqësi këtë ndeshje”, ka përfunduar Granit Xhaka.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












