Shqipëria
Gjakmarrja po i terrorizon familjet, një incizim emocional i francezëve
Ndërkohë që vendet e Ballkanit janë të numërta me dëshirë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në disa prej tyre lind problemi i disa praktikave. Veçanërisht në Shqipëri, ku gjakmarrja po terrorizon familjet shqiptare
Vendet e Ballkanit janë duke trokitur në dyert e Bashkimit Evropian. Ata janë gjashtë, në mesin e tyre edhe Shqipëria, shkruan në një artikull të saj me një incizim televiziv “France TV Info”, përcjell Albinfo.ch.
Por, për këtë proces duhet të plotësohen disa kritere. E gjithë kjo, pasi gjakmarrja në Shqipëri po shkakton probleme. Një traditë e ndaluar, e cila sërish është shfaqur.
Qërimi arbitrar i llogarive është gjithnjë i pranishëm, ndërsa gjakmarrja mund të zgjasë edhe me dekada të tëra deri sa të zhduket. Kohëve të fundit, një shqiptar i ri 28-vjeçar u vra për shkak të një krimi që kishte bërë babai tij.
Ai ishte viktimë e Kanunit, Ligji i gjakmarrjes. Një shembull tjetër, ai i një adoleshenti 15-vjeçar. Babai i tij kishte vrarë dike, në kohën kur djaloshi ende nuk kishte lindur. Deri në ditët e sotme, 15-vjeçari nuk del nga shtëpia, nga frika se do ta vrasin. Nuk ka shokë, faktikisht asnjëherë nuk ka dalë në qytet, qëndron në shtëpi duke lexuar libra. Nga ana tjetër, e ëma e tij del, por është tepër e brengosur, transmeton albinfo.ch.
Për të kundërshtuar këtë fenomen, një prift shkon tek familjet për t’i parandaluar ata që të hakmerren. Ai tashmë ka arritur të takojë shumë raste dhe ka qenë në gjendje të shmangë dhjetëra vrasje. Zyrtarisht, ky fenomen është në rënie në Shqipëri, por akoma ekziston një vrasje në çdo dy muaj.
Në video flitet për vrasjen e të riut Mario M. Liljana është një mësuese, e cila atij mëngjesi ka ardhur t`i japë ndonjë orë mësimore Davidit, djaloshit 15-vjeçar që nuk guxon të dalë nga shtëpia për shkak të gjakmarrjes, njofton më tej Albinfo.ch. Babai i tij kishte vrarë dike dhe tani gjendet në vuajtje të dënimit. Mësuesja Liljana e gjykon këtë fenomen pasi edhe vetë është prind dhe mund ta paramendojë se si është për fëmijën. Për më tepër, ndiqeni videon e lartpërmendur me kohëzgjatje prej rreth tre minutash.
https://www.francetvinfo.fr/monde/europe/albanie-des-vendetta-terrorisent-les-familles_2758315.html
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













