Lajme
Gjashtë vjet burgim për kosovarin që ka goditur truprojën me thikë
Kosovari është dënuar me gjashtë vjet burgim dhe me një dëbim pasues nga vendi për dhjetë vitet pasuese. Gjykimi nuk është ende i plotfuqishëm
Debati midis një mysafiri dhe truprojës së restorantit Roadhouse që kishte ndodhur në shtator të vitit 2019 kishte pasur përfundim të përgjakshëm. Vizitori i lokalit, kosovari atëbotë 30-vjeçar, sipas aktakuzës, pa hezituar kishte sulmuar dhe plagosur viktimën e tij me një thikë xhepi, shkruan Luzerner Zeitung.
Truproja më parë kishte përdorur një sprej për ta neutralizuar mysafirin pasi që ai me agresivite kishte refuzuar të dilte nga lokali.
Kosovari tani 33-vjeçar është gjykuar kohët e fundit për veprën e tij, transmeton albinfo.ch.
Zyra e prokurorit publik në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Lucernit ka kërkuar shtatë vjet burgim dhe dëbim nga vendi për tentimpvrasje me dashje. Por, nga ana tjetër avokati mbrojtës është shprehur se klienti i tij kishte vepruar në vetëmbrojtje gjegjësisht në preventivë. Për këtë arsye ai ka kërkuar dënim prej 9 muajsh burg me kusht
Megjithatë, gjykata ka vepruar afërsisht në përputhje me kërkesën e prokurorit publik. Kështu, kosovari është dënuar me gjashtë vjet burgim dhe me një dëbim pasues nga vendi për dhjetë vitet pasuese, përcjell albinfo.ch. Gjykimi nuk është ende i plotfuqishëm dhe mund të atakohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër













