Lajme
Gjeli në Francë fiton gjyqin, mund të këndojë çdo mëngjes
Gjykata franceze i ka dhënë fund debatit të madh, sa qesharak aq edhe të çuditshëm për ankesat që ishin bërë ndaj gjelit të quajtur “Maurice”, duke i dhënë të drejtë atij të këndojë që në orët e para të mëngjesit.
Edhe pse fqinjët e pronares së gjelit e kishin hedhur në gjyq, tashmë ata duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej një mijë eurosh plus interesat. Maurice mund të vazhdojë të këndojë çdo mëngjes duke zgjuar francezët në komunën e Sant–Pier–D’oleron.
Pronarja e gjelit Corinne Fesseau u shpreh shumë e lumtur pas vendimit duke thënë se Maurice fitoi. Tashmë janë fqinjët ata që duhet të paguajnë dëmshpërblim.
Sipas avokates së pronares, çështja u fitua pasi sipas ligjeve franceze duhet të dëshmohet me fakte një ngacmim dhe një gjë e tillë nuk u bë e mundur nga fqinjët, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












