Shqipëria
Vlorë: Gjendet çifti që humbi dje
Ata kanë dërguar mesazh nga vendi ku kanë ngecur
Gjendet çifti hungarez që humbi mëngjesin e djeshëm në pyllin e Llogorasë. Në kërkim të tyre kanë qenë punonjësit e qendrës së vizitorëve Radhimë, së bashku me policinë kufitare dhe Delta Forcë, të cilët për asnjë moment nuk i ndërprenë kërkimet për lokalizimin e tyre.
Gjatë natës u krehën gjiret e Karaburunit pasi mendohej si çifti ishte strehuar në gjirin e Shën Andresë, pasi kanë shkuar me gomone nga deti, çifti nuk është gjetur, përcjell albinfo.ch.
Vetëm sot në mëngjes ata kanë nisur një mesazh ku ndodhen në një zonë të thellë në Karaburun. Në mesazhet e dërguara thuhet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kanë fjetur jashtë. Shprehen se kanë mungesë uji të pijshëm.
Sipas policisë, ata gjenden në një zonë në Karaburun, që quhet Qafa e Thellë, zonë shumë e vështirë për të shkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik













